Vetëm 30% e studentëve të diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës zgjedhin të punësohen në sektorin e bujqësisë, edhe pse tregu ka nevojë.

 

Duke marrë shkas nga këto shifra shqetësuese, Ministria e Bujqësisë, Universiteti Bujqësor dhe kompanitë e agrobiznesit nënshkruan një marrëveshje tripalëshe për të garantuar punësimin e të rinjve pas përfundimit të studimeve.

 

FRIDA KRIFCAMINISTRE E BUJQESISE“Në të gjitha studimet sektoriale që kryejmë dhe takimet në terren, kompanitë agroushqimore, eksportuesit, përpunuesit, janë në kërkim të punonjësve të specializuar. Nga UBT punësohen që në vitin e parë pas diplomimit 80 përqind e studentëve. Ajo që më shqetësoi është se vetëm 30 përqind e tyre zgjedhin të punësohen në sektorin e bujqësisë. Kjo është një shifër tronditëse.”

 

Ministrja e Bujqësisë shprehu shqetësimin edhe për programet e studimit që janë në rrezik mbylljeje, për shkak të interesit të paktë të të rinjve sepse për punësimin e tyre ka ende për t’u bërë.

 

FRIDA KRIFCA“Regjistrimet në disa programe studimi janë në rrezik mbylljeje nga numri i ulët i studentëve të interesuar. Sektori i peshkimit ka pësuar një rritje të konsiderueshme, por ndoshta mund të mbyllet dega për shkak të kërkesës mjaft të ulët. Një tjetër shembull është sektori i bujqësisë në sera që ka vite qe është në ballë të eksporteve, kemi një rritje dyshifrore të eksporteve, por numri i studentëve që regjistrohen për agronomë apo specialistë në hortikulturë, është i ulët. Këtu ka diçka që nuk shkon. Këto degë kaq të rëndësishme nuk shihen si profesione të ardhshme të të rinjve sepse punësimi i tyre ka ende vend për tu konsoliduar.”

 

Agropërpunuesit e konsiderojnë këtë marrëveshje si një mundësi shumë të mirë për studentët që të afrohen në tregun e punës, pasi në bujqësi nevojat janë të shumta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re