Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se ka ardhur koha që të rishikohet ligji për dekriminalizimin.

Sipas Celibashit kjo duhet të bërë me qëllim që ky ligj duhet të jetë sa më funksional: “Unë mendoj që pavarësisht pikëpamjeve politike, si komisioner shtetëror dhe si jurist ka aspekte të këtij ligji që do të duhet të rikonsiderohen. E kuptoj momentin kur janë shkruar këto gjera, por për ta bërë më eficent qëllimin e atij ligji ka nevojë për tu riparë”, tha komisioneri.

Ndërkohë sa i takon procesit të administrimit të zgjedhjeve, Celibashi u shpreh se është ende herët që ky proces të bëhet nga shërbimi civil. Sipas tij, çdo parti me peshë elektorale duhet të ketë përfaqësuesit e vetë, por me kushtin që ata të jenë të trajnuar dhe certifikuar.

“Është akoma herët për t’i larguar tërësisht partitë politike nga administrimi i procesit zgjedhor. Por nga ana tjetër KQZ, ka një lloj kredibiliteti të pranuar nga të gjithë spektri politik, pse jo në Komisionet e nivelit të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim që nga një anë jep mundësi partive që të jenë prezentë aty, por fjala e fundit në aspektin teknik të administrimit dhe procesit zgjedhor në nivelet e komisionit QV dhe KZAZ ti besohej KQZ. Në çdo rrethanë apo forme të organizimit të këtyre komisioneve mendoj se duhet të vendoset kusht që ata që do të angazhohen si komisionerë do të duhet të jenë të trajnuar dhe të certifikuar. Por mendoj që është pak herë të themi që procesi zgjedhor të administrohet nga punonjës të shërbimit civil. Mendoj që kemi akoma nevojë që partitë që kanë peshë elektorale të kenë njeriun ë tyre në proces. Por në çdo rast që ata të jenë të trajnuar dhe të certifikuar”, tha nder te tjera Celibashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re