Lot e dëshpërim në Korçë. Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në punë, pasi është zënë nga vinçi në një pallat në ndërtim.
Elvis Josifi, rreth 30 vjeç ka qenë duke punuar në katin e katërt kur vinçi e ka zënë poshtë, duke e goditur në kokë dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja tragjike ka shkaktuar dëshpërim e tronditje të thellë tek kolegët dhe shokët e tij të punës që ndodheshin bashkë me të duke punuar këtë fillim viti.
Njëri prej tyre ka shpërthyer në lot dhe njerëz të tjerë janë përpjekur ta qetësojnë duke e larguar nga vendi i aksidentit./BW
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BeNc3TVpfa8]