Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi në Kuvend rezultatin e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 Majit duke e quajtur një humbje personale të Sali Berishës.

Elisa Spiropali tha se ish-kryeministrin e refuzuan shqiptarët në gjithë vendin, duke shtuar se “të rrëzoi Shkodra dhe të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja, të nëmi Elbasani, Durrësi dhe Kamza”.

“Sali Berisha udhëhoqi partinë e tij, edhe gjysmën tjetër në një humbje që do të turpëronte çdo disfatist dhe ka bërë çdo disfatë politike të çdokujt tjetër para tij, të ngjajë si fitore.

Hupe Sali hupe, shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug, nga lindja në perëndim sepse vetëm t’i nuk e ke kuptuar se shpresa jote për rilindje ka perënduar njëherë e mirë. Të rrëzoi Shkodra dhe të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja, të nëmi Elbasani, Durrësi dhe Kamza, nuk i dha nam nishanit tënd të humbur Gjirokastra, Lezha, Malësia e Madhe, Korça, Dibra e Berati e të refuzuan si kujtim të ligë plotë 95% e shqiptarëve. Kishte një rrugë që të mbeti për të ndjekur, nëse do të kishte mbetur një fije njerëzillëku sepse burri thyhet por nuk përulet. Por ti edhe njëherë, si përherë ju u përule vesit dhe thirre në apel vesin tënd të vjetër që të mos pranosh çfarë di e gjithë Shqipëria, por të shesësh si realitet dynjajë tënde paralele.

“Më vodhën, narkoshteti, krimi, makineria shtetërore, aktivistë, patronazhistë”, lumi i hershëm i justifikimeve të tua mediokre, tani një rrëke edhe më mediokre dhe një përrua psiqik që ndjell keqardhje u derdh në të gjithë Shqipërinë për të përmbysur tryezën e rezultateve. Kjo është humbja jote personale”, tha Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re