Skip to content

“Të rrëzojmë ramizmin dhe berishizmin”/ Revolta e të riut: Një protestues u tërhoq zvarrë, iu vendos pistoleta në kokë. Nuk ndalemi. Ata që kanë vjedhur, t’u konfiskohet e sekuestrohet pasuria

i riuvu ne proteste

“Të rrëzojmë ramizmin dhe berishizmin”, kështu u shpreh një protestues në revoltën kundër kryeministrit Edi Rama.

Prej 54 ditësh shqiptarët protestojnë dhe kërkojnë një Shqipëri të re.

“Një protestues është tërhequr zvarrë, dhunuar, dhe i është vendosur pistoleta në kokë. Ditën e sotme janë tërhequr zvarrë , jam dhunuar, dhe ofenduar nga policë… A është zbatim ligji të më gjuhet me grusht në makinë, pasi isha neutralizuar në makinë. E vërteta duhet thënë qartë, jemi këtu sepse politikanët e 36 viteve kanë ndërtuar një sistem ku pasuria është përqendruar në një grusht njerëzit, me para të vjedhura duke shfrytëzuar punën tonë, duke shfrytëzuar Shqipëria. Detyra jonë më e rëndësishme është të rrëzojmë berishizmin dhe ramizmin, këta janë diktatorë në partinë  e tyre dhe janë diktatorë në gjithë Shqipërinë. Larguan shëndetësinë, arsimin, bujqësinë, industrinë, infrastrukturën, nuk i falim. Atë që keni përfituar në mënyrë të paligjshme do ju konfiskohet e sekuestrohet, sepse vjedhja nuk kalon më ”, tha një protestues në revoltën e 54 kundër Ramës.