Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me shpalljen e krizës energjitike në vend që u bë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Pas deklaratës së kryeministrit, në një konferencë për shtyp doli edhe kryetari Lulzim Basha i cili propozoi 7 pika të cilat sipas tij do të ndihmonin ekonominë shqiptare gjatë kësaj periudhe krize.

Ndërsa akademiku Artan Fuga në një postim në rrjetin e tij social ka theksuar se as qeveria dhe as opozita nuk kanë parashtruar një plan konkret sa i përket krizës energjitike në vend.

Sipas tij, interesat klienteliste kanë dëmtuar shumë qytetarët të cilët i kanë marrë nga vendbanimet e tyre nëpër fshatra dhe i kanë sjellë në pallate të ndërtuara për t’u shërbyer qendrave tregtare.

Postimi i Plotë nga Akademiku Artan Fuga

Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës. Nuk është fare si tërmeti, si pandemia. Mos ngatërrojmë dukuritë ekonomike me ato natyrore.

Nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale. Cfarë lidhje ka përshembull Rroskoveci me Londrën, Tokion a Milanon?

Struktura jonë e prodhimit është krejt tjetër. Ne prodhojmë domate, presh. Ata prodhojnë makina.
Por, kur prej dekadash ngremë problemin ore ne bijtë e Konti Kacikut jemi që ngrohemi me korrent, askush nuk ta vë veshin! Fut ndërto pa fund kate, merre popullsinë që dikur ngrohej hohoho me dru, në qytete si klientelë për qendrat e mëdha tregtare, dhe tani bërtasim : Fatkeqësiiiiiiiii natyroreeeeeee globaleeeeee, po vjeeeeeeen!

Cfarë do bëjmë tani? Hë! Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka! Apo do të vijnë orët e zgajtura pa drita e korrent e të kthehemi te qiriri! Po ashensorët t’i punojmë me ujë?

Për të qarë dhe qeshur!

Kur u rrit çmimi i energjisë, a eksportojmë energji elektrike ne apo rrimë kot? Dhjetfish t’a shesim!
Këto na tregoni se për të bërtitur : erdhiiiii kriza ! nuk është ndonjë zor!

Shpjegojmë Shqipërinë dje ekonominë e saj me bursat globale 🙂

Opozita është mbyllur krejtësisht në një mendim ekonomik formalist, jo ul taksën, jo buxhetI, jo ndihma! Do ta kuptojnë ndonjëherë se me mekanizma monetaristë ne nuk dalim kurrë nga qorrsokaku ku kemi hyrë.

Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty.

Mjerim i madh!

Mirë qeveria që është ulur mbi një model ekonomik që e zhyt popullsinë në krizë dhe varfëri, po opozita çfarë ka që nuk ka program ekonomik për të nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi por na propozon vetëm politikën e arnimeve financiare!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re