Deputetja demokrate, Rudina Hajdari dhe deputeti i PS, Ilir Beqaj u përplasën këtë të hënë në Kuvend për duhanin. Gjatë seancës plenare, Beqaj propozoi që të ketë një paketim më të thjeshtë për paketat e duhanit.

 

“Propozimi ka dy elemente që lidhen vetëm me paketimin. Vendosjen e figurës me pjesë të trupit të dëmtuara nga duhan pirja si dhe kalimin në atë që quhet paketimi i thjeshtë. Çfarë është paketimi i thjeshtë. Kam marrë dy modele, që nuk janë shqiptare. Në paketimin e thjesht nuk dallohet marka e paketës së cigareve.”

 

Por Hajdari jo vetëm që kundërshtoi Beqajn, por kërkoi edhe që të ketë rritje të çmimit të paketave. Ajo po ashtu tha se edhe mosha e lejuar për blerësit e paketave të duhanit duhet të ndryshojë nga 18 në 25.

 

“Rritje të çmimit dhe të moshës që mund të blejnë duhan. jo më 18-vjeç, por 25. Sot nuk kemi iniciativa të tilla, por që kanë treguar që nuk janë të efektshme. Ndryshimi i paketimit nuk parandalon duhanpirësit që të blihet. Ne duet t’ia ndalojmë aksesin, duke bërë një fushatë ndërgjegjësuese. Është biznesi më fitim prurës në Shqipëri. Ju duhet të dini që në Shqipëri sot ka mbi 40% të njerëzve që konsumojnë duhan në Shqipëri. Është një nga bizneset që përfiton më shumë  në tregun shqiptar dhe nëse ne duam, që ky biznes të ketë ulje në fitim prurje ne duhet të ngremë çmimin e paketës. Ne duhet të bëjmë fushata ndërgjegjësuese për të ulur konsumimin e duhanit dhe mos të vijmë këtu të vijmë këtu të përdorim disa taktika që nuk funksionojnë. Duhet të nisemi me dëshirën e mirë për të ulur konsumin e duhanit. Do inkurajoja deputetët që mos e votojnë këtë pr/ligj.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re