Rasti i 13-vjeçares Lesly është padyshim shembulli ideal i dashurisë e sakrificës së një motre për vëllezërit e saj.

 

The Mirror shkruan se vogëlushja u kujdes për 3 vëllezërit e saj për plot 40 ditë kur ata humbën në një pyll tropikal të Amazonës. Lesly u kujdes për Soleiny 9 vjeç, Tien Noriel 4 dhe foshnjen 10 muajshe Cristin. Të 4 fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht pasi avioni ku ishin pasagjerë u rrëzua në xhunglën kolumbiane më 1 Maj. Fatkeqësisht nëna e tyre Magdalena Mucutui Valencia bashkë me dy të rritur të tjerë mbetën të vdekur në vend.

 

Forcat e Armatosura të Kolumbisë kishin zhvilluar kërkime prej kohësh për gjetjen e të miturve. Ditën që i gjetën, ata thonë se 4 fëmijët ishin të uritur, dehidratuar, por fatmirësisht pa lëndime. Është thuajse e pabesueshme se si këta fëmijë kanë arritur të mbijetojnë në kushte të tilla për një kohë aq të gjatë.

 

Tezja e tyre, Caracol Mutucuy ka treguar për mediat e huaja se fëmijët ja kanë dalë të mbijetojnë në xhungël duke luajtur. Ajo thotë se Lesly e dinte mirë se cilat fruta nuk duheshin konsumuar, pasi shumë prej tyre janë helmuese. “Ajo di të kujdeset për fëmijët”, u shpreh Caracol.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re