Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, duke dhënë mesazhe për sa më shumë paqe dhe begati.

Në prononcim për mediat, Spiropali tha se të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar, ndërsa theksoi se duhet të bëjmë më shumë politika të mira për njerëzit e pamundur.

“Të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar. Ky mesazh përcillet tek çdo familje që ne ta ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri tjetrin dhe të japim më shumë për shoqërinë tonë, duke mos harruar ata që janë të pamundur, duke solidarizuar që kanë më pak dhe duke bërë politika sa më të mira për të mbërritur tek sa më shumë njerëz”, tha ministrja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re