Zinxhiri i mirënjohur saudit me pakicë Al-Othaim Markets ka pezulluar importet e produkteve turke mes një fushate të përhapur kundër Turqisë muajt e fundit në Arabinë Saudite.

Menjëherë, disa zinxhirë të tjerë me pakicë ndoqën shembullin, duke pezulluar mallrat turq nga raftet e supermarketeve.

Menaxhmenti i kompanisë vuri në dukje se po pezullon importin e të gjitha produkteve turke dhe prokurimin e tyre nga furnizuesit vendas. Ata thanë vendosën për një veprim të tillë në shenjë solidariteti me fushatën për të bojkotuar Turqinë.

Ata gjetën justifikimin për një veprim të tillë në mospajtim me politikën e Turqisë ndaj Arabisë Saudite.

Më parë këtë muaj, kreu i Këshillit të Dhomave të Tregtisë Saudite, Aylan Al-Aylan, bëri thirrje për një bojkot të “gjithçkaje turke”, përfshirë importet, investimet dhe turizmin. Kjo thirrje u pasua nga një fushatë e ashpër e mediave sociale.

Pesë vitet e fundit kanë parë një rënie të qëndrueshme të investimeve turke dhe importeve të mallrave në Arabinë Saudite.

Vitin e kaluar, vlera e projekteve të ndërtimit të kryera nga kontraktorët turq në Arabinë Saudite ra në 559 milion dollarë, krahasuar me 3 miliardë dollarë në 2018.

Gjithashtu, vlera e eksporteve turke në Arabinë Saudite ra nga 12,7 miliardë dollarë në 2015 në 9,4 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Eshtë ky një fërkim mes dy vendeve me elementë lidershipi në botën islame, i cili daton që në fundin e Perandorisë Osmane. Eshtë aktivizuar vitet e fundit diktuar nga ringritja e fuqishme e Turqisë si fuqi botërore, njëherësh si pol qëndror i botës islame, si dhe nga pozicionimet jo të njëjta të interesave gjeopolitike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re