Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me akuzat e opozitës për vetëvrasjet nga spitalet Covid duke thënë se zhurmat e aparaturave janë të njëjta me të gjithë botën dhe akuzat e tyre shkaktojnë vetëm ankth e siguri për vendin.

Sipas kryeministrit,  nuk ka asnjë të vërtetë që të sëmurët dergjen në dysheme por kjo mund të ndodhë ashtu si në Lombardi.

“Të përdorin maskën e trurit për ta mbrojtur nga toksinat që përhapen në mënyrë intesive me fabrikime, sajesa e shpifje se fatkeqësisht në këtë luftë kemi një specifikë që është zor ta ndeshësh në ndonjë vend tjetër, se ka një opozitë, një nga ato, ajo jashtëparlamentarja se ajo për fat të keq edhe një herë në 100 vjet kur bie një pandemi nuk gjen arsye dhe forcë morale të luajë një rol njerëzor dhe konstruktiv, jo duke hequr dorë nga kritikat dhe nxitja e qeverisë në drejtimin e duhur.

Nuk është e vërtetë që të sëmurët dergjen dyshemeve, por mund të kishte ndodhur si në Lombardi që është zona e ekselencës së mjekësisë italiane. Për fat të mirë kjo tek ne nuk ka ndodhur. Që mungojnë ilaçet kjo nuk është e vërtetë. Kemi të njëjtat protokolle me Gjermaninë e Francën.

Njerëzit hidhen nga ballkoni se bën zhurmë të padurueshme, se sistemi i oksigjenimit bën një zhurmë të barabartë me atë të ngritjes së avionëve, zhurma është e njëjtë me aparaturat në të gjithë botën, kemi të njëjtat aparatura moderne. Të gjitha këto akuza krijojnë ankth e pasiguri si propaganda që vetëm këtu kanë ndodhur vetëvrasje si pasojë e covid nëpër spitale. Nuk është e vërtetë t’ia faturosh këto përgjegjësi qeverisë. Spitali i Liezhit në Belgjikë një mjeku edhe pse i prekur me Covid e urdhëroi të vazhdojë punën për shkak të shterimit të burimeve njerëzore, ky lajm u përhap gjithandej me shpejtësi. Ne nuk bëjmë dallim nga të tjerët”, shtoi ai.

Kryeministri komentoi për vaksinën e Covax duke thënë se qeveria shqiptare ka paguar kaparin. Por nuk dha detaje sa është shifra që është shpenzuar për ti siguruar popullit vaksinën ndaj Covidit.

“Kemi paguar kaparin për Covax, pra kemi prenotuar aksesin për vaksinën që pritet të dalë. Jemi në bashkëbisedim të përditshëm me BE, para se të vija këtu me kancelarin e Austrisë për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë. Kemi parasysh se vaksina do dalë, por sasia nuk e mbulon dot të gjithë popullsinë menjëherë. Të gjitha vendet kanë një strategji, ne do ta nisim falas vaksinimin për grupet e riskut për ta shtrirë më pas në të gjitha grupet e popullsisë”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re