Situata në Spitalin Infektiv, ku ndodhen pacientët e prekur nga Covid-19 është nën kontroll. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ekipin e mjekëve që po përballen me koronavirusin dhe ata kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e 8 qytetarëve të prekur është e stabilizuar.

 

Nga ana tjetër është rritur numri i personelit mjekesor dhe deri në këto momente ata kanë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme.

 

NAJADA ÇOMO

SHEFE E SHËRBIMIT INFEKTIV

 

…e mbrojtjen e personelin, veshjet i kemi të siguruara , personeli është shtuar, aktualisht për momentin jemi në rregull.

Mjekimi i tyre vazhdon nuk kemi në terapi intensive.

 

Mbështetje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve, që po përballen me koronavirusin kanë shprehur edhe Presidenti i Republikes Ilir Meta si dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, të cilët në rrjetet sociale kanë vlerësuar punën e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re