Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar pak momente më parë në Gjykatën Kushtetuese një padi për rrëzimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Kujtojmë që kjo është padia e dytë që sot dorëzohet në Kushtetuese, pasi pak më herët ishte Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha që njoftoi këtë hap.

Pas dorëzimit të padisë, Lindita Metaliaj është ndalur të flasë për mediat, ku është shprehur se marrëveshja është antiligjore.

“Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Metaliaj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re