Nga: Alban Gorishti

Qenka e vërtet, kur prindërohesh bëhesh më i ndjeshëm. Por tek e fundit vallë luftrat, paqja, dashuritë, konfliktet, interesat a nuk zhvillohen pjesërisht në një ambjent ndjeshmërish. Shpesh na takon të vështrojmë gjithë botën nëpërmjet shikimit të ndjeshëm, apo më pak të tillë. Por faktikisht sa herë që vështron disa individ të “rritur” në ambjente ku dukshëm kanë munguar këto ndjeshmëri kupton arsyet se përse një shoqëri gjendet në bataqe të tilla të nje antagonizmi të shfrenuar. Kështu jo rrallë syri më shpie tek nëna me femijë (meshkuj) të cilat me duket sikur identifikojnë “seksualitetin e vet të humbur” nëpërmjet gjinisë se fëmijës, inkurajime maçiste, thirrje për mbizotërim brenda vet gjinisë, incitime për supremaci gjatë një loje apo një tjetre, krenari me thirrjet përçunduese të fëmijës, por me çfarë shoh mbi të gjitha një kënaqësi e brendeshme për format e pjesës së poshtme të trupit të saj. Ndoshta një biçim “vet qortimi” për një përzgjedhje që në fund të fundit nuk ka lidhje me zgjidhjet njerzore. Por po të shikosh zhvillimin e mëpasëm kupton shumëçka nga ky sens “faji”. Këtë e shikon kur hipën në autobus, turma të rinjsh me mungesë të theksuar etike, të çoroditur ashtu sikurse një “dëm” para se të dali në arenë. Po ashtu këtë paqëndrueshmëri gjinore e shikon në lagje, në institucione arsimore etj etj. Gjykoj që pjesën më thelbësore në edukimin e fëmijës e ka nëna, gruaja dhe më pak burri, aq më tepër sot me shoqëritë postmoderniste. Ndaj incitimi për mosrespektim të gjinisë tjetër kam përshtypjen se rrjedh pikërisht nga mungesat e ndjeshmërisë që nëna ushqen ndaj vet gjinisë së saj në fund te fundit. Nëse ky njeri rritet nesër duke e shikuar nënën e vet si një shok që i bën muhabete “night clubesh” atëherë nesër ky burrë nuk do ta ketë të vështirë që ta njollosi edhe ndershmërinë më të qëndrueshme. Ndaj kam bindjen e thellë se nëse duam të fitojmë burra të aftë të ndjejnë hallet dhe nevojat e shoqërisë pikë së pari duhet t’i “imponojmë” gruas të mendoje si grua, si nënë, të ndjehet grua, të dijë të menaxhojë por edhe të dojë seksualitetin e vet në mënyrë që fitojë respektin e pakushtëzuar  të gjinisë tjetër.

Zoti i krijoi si mashkullin dhe femrën me procese të njëjta biologjike mirëpo devijimi mendor buron nga devijimi i vet përcaktimit të drejtë gjinor. Ndërsa të krenuarit me bëmat e mbrapshta të fëmijës së vet nesër nuk e di pse më ngjason me veprën e gruas së Lutit alejhi selam. Allahu thotë :Kështu, Ne e shpëtuam atë me gjithë familje, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që mbetën pas (dhe u ndëshkuan).”, ajo e nxiti veprën e tyre ndoshta si një ndrydhje e vet seksualitetit të përcaktimit te saj identitar. Në këtë situatë me” tepricë “ ndjeshmërish adoleshenciale si pasojë e mungesës së tyre tek paraardhësit mu paraqit shprehja në të cilën dikush pati thënë : “S’është e çuditshme që qengji të ikë nga ujku, sepse ujku është armiku dhe gjuajtësi i qengjit. E çuditshme është që qengji t’ia falë zemrën ujkut!”…..

Pra ndjeshmërite e natyrshme duhen preservuar ashtu siç janë, pasi ruajtja e tyre të ndihmon ne ruajtjen e renditjes  se prioriteteve  dhe po ashtu rendit dhe sigurisë publike.

Shoqëritë funksionale janë ato në të cilat multikulturalizmi funksional ruhet nëpërmjet rolit kulturor që gruaja duhet të ushtrojë tek “burri” (pra fëmija e vet) dhe jo ajo ku burri i “shfrytëzon” ndjeshmërite e të tjerëve per shkak të keq orientimit të ndjeshmërive gjinore tek edukatorja e tij e pareë. Këtu nuk kam për qëllim të vendos theksin vetëm tek përgjegjësitë e gruas, por të nxis në një kohë ku shumëçka është e mundur për të mirë orientuar kursin e duhur të një mirëqenieje mbarë shoqërore.

Po e mbyll këtë shkrim duke ju lënë të meditoni rreth nje ajeti Kuranor, në të cilin Allahu thotë : Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort,… “, pse Zoti potencion këtu këtë” zanat” të hershëm të gruas? Mos ndoshta sepse tek ajo mblidhen apo shprishen ndjeshmërite e shoqërisë? Apo sepse vet shoqëria i formon pritshmeritë e veta sipas modelit primordial të kujdesit ndaj identitetit te vet seksual? Apo sepse vet gruaja ka mundësi permirësuese apo prishëse më të mëdha sesa ato të vet mashkullit?

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re