Të shkarkuarit nga vettingu edhe me vendimin e apelit nga Kolegji i Posacem i Apelimit i kanë kërkuar prokurorisë së Përgjithshme pagesën kalimtare dy rroga dhe vjetërsinë për efekt pensioni dhe pensioni suplementar.

Të gjithë ata që shkarkohen në shkallën e parë marrin 80 % të pagës deri në vendimin e fazës së dytë, atë të KPA-së.

Në momentin që jepet dhe vendimi i apelit për shkarkim, atëherë ata nuk kanë më asnjë lloj përfitimi apo pagese.

Megjithatë, disa kërkesa të të shkarkuarve kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit ia ka kaluar Këshilli të Lartë të Prokurorisë , i cili pritet të dalë me një vendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re