Në një kohë kur afro 50% e magjistratëve janë rrezuar në dy shkallet e vetingun, asnjë prej tyre nuk është kallëzuar për fshehje të pasurisë.

 

 

Kolegji i posaçëm i  apelimit thotë se nuk ka bere asnjë denoncim, me justifikimin se nuk është institucioni i vetëm që mund ta ndërmarrë një hap të tillë. Por, ish-prokurorë dhe juristë thonë se përpara shkeljeve të tilla nuk mund të heshtet.

 

 

EUGEN BEÇI

ISH PROKUROR

Kur është krijuar fryma e ligjit dhe e kushtetutës për ndryshimet për kryerjen e vetting-ut, është krijuar me idenë e pastrimit të drejtësisë. Përpos të tërë kritereve që janë shumëzuar me standarde të dyfishta. Qëllimi është të shkarkohen ata që kanë prishur sisteminn e drejtësisë, duket sikur qëllimi është për të verifikuar dhe kontrolluar, por rezultatet  kanë treguar që qëllimi është shkarkimi. Në rast se ka vepra të dukshme penale, normale që askush nuk mund të heshtë.

 

 

 

SPARTAK NGJELA

AVOKAT

Do merren ata si të pandehur, nuk diskutohet. Do tu fillojë procesi penal. Ligji në fakt thotë vetëm përjashtohen nga puna. Nqs nuk e justifikon dot pasurinë gjyqtari dhe prokurori, dorëzojnë mandatet. Sepse i kanë elimininuar moralisht, jo penalisht. DASH-i thotë, që këta janë të korruptuar dhe këtu do fillojë problemi.

 

 

Beci thotë se kolegji i posaçëm i apelimit e ka hapësirën ligjore për të dërguar në prokurorinë e posaçme ata që kanë fshehur pasurinë.

 

 

EUGEN BEÇI

KPA kur konstaton kryerjen e veprës penale nga subjekti që ajo ka kontrolluar dhe ka nxjerrë vendimin, patjetër që ia referon SPAK-ut apo prokurorive të rretheve ku është kompentecë kryerja e veprave penale.

 

Ndërsa, avokati Ngjela thekson se në hartimin e reformës në drejtësi, duhet të ishte përfshirë edhe ndjekja penale e magjistratëve që nuk e kanë kaluar procesin e rivlerësimit.

 

SPARTAK NGJELA

Nuk e justifikon pasurinë, pushohesh si gjyqtar apo prokuror. Ka një defekt, duhet të kishte thënë, shkarkohen nga detyra dhe iu konfiskohet pasuria. Po të ishte kështu do ishte më e saktë. Pasuria që vjen nga korrupsioni, konfiskohet, fillimisht sekuestrohet pastaj konfiskohet.

 

Kolegji i posaçëm i apelimit nga 160 vendime në total ka shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë 86 magjistratë.

 

 

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më tani ka marrë 554 vendime në total, duke rrëzuar 298 gjyqtarë dhe prokurorë . Shumica e tyre nuk kanë mundur të justifikojnë dot pasurinë.

 

Deri më tani në SPAK, janë kallëzuar penalisht 20 gjyqtarë dhe prokurorë të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga avokati Fran Dashi. Ndërkaq, janë marrë të pandehur 9 prej tyre, ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re