Home TE TJERA STILJETE Të shoqen 20 vjeçe e vrau me duart e tij! Pas 41 ditësh hetime, piloti grek pranon krimin

Të shoqen 20 vjeçe e vrau me duart e tij! Pas 41 ditësh hetime, piloti grek pranon krimin

0
Të shoqen 20 vjeçe e vrau me duart e tij! Pas 41 ditësh hetime, piloti grek pranon krimin

 

 

Një vrasje e ndodhur disa javë më parë. Një 20 vjeçare me origjinë nga Britania, e quajtur Caroline, u gjet e vdekur në vilën e saj në Glykanera në Greqi, ndërsa i shoqi dhe foshnja e të resë ishin gjallë.

I vetmi që mund të fliste për ngjarjen ishte 33 vjeçari Haralambos (Charalambos Anagnostopoulos), i cili hetuesve u tha se kishte ndodhur një grabitje dhe hajdutët kishin mbytur të shoqen.

Për javë me radhë në median greke qarkullonin lajme nga më të ndryshmet në lidhje me grupin e ‘hajdutëve’. 33 vjeçari do të deklarontë në media se dëgjoi grabitësit që flisnin një gjuhë të huaj. Më tutje në media doli lajmi se i riu, me profesion pilot, kishte dëgjuar gjuhën shqipe.

Kësisoj nisën kërkimet për të gjetur elementë apo të dhëna që mund të lidhnin banda apo grabitës shqiptarë me ngjarjen.

Por nga ana tjetër, policia e hetuesit kishin dyshime dhe për vetë 33 vjeçarin. Dhe rezultoi se dyshimet e tyre ishin të sakta. E vërteta rezulton të jetë krejt ndryshme nga çfarë ka deklaruar Haralambos, i cili në fakt është i akuzuari kryesor tashmë, për vrasjen e të shoqes.

5 orë e kanw mbajtur hetuesit, fill pas të 40-tave tw vdekjes sw Caroline. I riu fillimisht ka mohuar. Por 5 orësh dhe prezantimit tw provave kundwr tij, ai është ‘thyer’. Ka pranuar se ka qenë ai që e ka mbytur të shoqen, në prezencë të foshnjes së tyre, 11 muajshe.

“Atë natë po ziheshim. Në një moment Caroline hodhi bebin në krevat dhe më tha çohu dhe ik nga shtëpia. Më shtyu dhe më goditi. E humba dhe e mbyta. Më pas nisa të mendoj për të sajuar grabitjen.” ka thënë ai para hetuesve, një detaj të cilin e kanë përcjellë këtë mbrëmje mediat greke.

Por si u zbulua se i riu gënjeu për kaq shumë kohë?

Së pari ai dëshmoi se ishte lidhur në një shtyllë (nga ‘grabitësit’), ndërsa më pas u zbulua se ishte i (vet)lidhur në një pozicion tjetër. Dëshmoi se i ra të fikët, por nga hetimi rezultoi se po përdorte celularin. Kamera në katin përdhesë regjistroi mesnatën e 11 majit, ndërsa në orën 1:19 të mëngjesit pamjet filmike të kamerës në katin e parë u ndërprenë. ‘Grabitësit’ erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar piloti.

Kohët e fundit 20 vjeçarja kishte kërkuar dhe një hotel për të qëndruar, pasi donte të largohej nga shtëpia. Vajza kishte një orë inteligjente në dorë dhe kjo e fundit nuk ka regjistruar më zemrën e saj, disa orë përpara se ‘grabitësit’ të hynin në shtëpi (siç ka pretenduar 33 vjeçari).

Së fundmi, 20 vjeçarja kishte nënshkruar një kontratë të sigurimit të jetës e cila diktonte se nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë, do të përfitonin 1.000.000 euro.