Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje aleatëve që të krijohet “fronti opozita” me qëllim për të shpëtuar Shqipërinë nga atë që ai e quan “pushtetin monist të Edi Ramës”.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se shqiptarët e bashkuar menjëherë duhet të ndërpresin çdo mbështetje për Edi Ramën për të vendosur demokracinë në vendin tonë.

“Me zgjedhjen e presidentit socialist PD konsideron nse u zhduk elementi i fundit midis pushtetevekush për të mos pasur pushtet anti demokratik. PD kujtojton që kjo kapje e pushtetit Nga Rama erdhi si rezultat i pushtetit Hoxhist, Vendosja e monizmit total në Shqipëri u arrit nëpërmjet bandave krimit drogës dhe varfërisë me të cilën Edi Rama nënshtroi dhe largoi mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Edi Rama mori peng drejtuesit e opozitës por me gjithë këtë proces zhbërje të kontrollit midis dy partive. Rama pati mbështetje të Sorosit falë tyre ai vuri nën kontroll sistemin e ri të drejtësisë përmes kësaj pseudo reforme. Soros me anë të deklaratave të tij ka lobuar dhe ndërhjyri në politikën e brendshme për të larguar Sali Berishën dhe për të ndighuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Situata është më dramatikja dhe duam të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama.

Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në dorën e vet shqiptarëve të atyre që e duan këtë vend. Kjo është premisa më jetike për zhvillimin e vendit të tyre. Në këtë kontekst PD konsideron jetike krijimin e një froniti opozita për shpëtimin e shqipërisë të përbëra nga forca të ndryshme politike, shoqëri civile, rreth akademik të gatshëm për tu përballur me pushtetin monist të Edi Ramës. Shqipëria duhet të shpëtohet nga Edi Rama dhe krimi. Shqipëria nuk është republike moniste e Hoxhës por e Edi Ramës.

Të nbdërpresim menjëherë cdo mbështetje për regjimin monist të Edi Ramës si një kontribut për vendosjen e demojkracisëe në vend”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re