Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të shesë Damian Gjiknurin, për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës.

 

Berisha shkruan kryeministri është tmerrua nga procesi i McGonigal pasi rezulton se në Tiranë dhe Ëashington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal së bashku me ish-zyrtarin e FBI-së, Duçken e Nezën.

Postimi i Berishës:

Rama peng i Gjiknurit.

Të shpëtova nga djegësat me shpëto nga McGonigal.

Ja si po shet Rama Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin në aferën Mc Gonigal.

Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal, në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë dhe Washington ka vepruar si grup i strukturuar kriminal sëbashku me McGonigal, me Duçkën dhe Nezën. Ky proces që zhvillohet në shkurt ka bërë që ai te shohë çdo natë ëndërr burgun e famshëm të Ishullit Rikers dhe të tmerrohet nga  sulmet e mia si dikur njerëzit primitiv ndaj fenomeneve të natyrës. .

Aktualisht Rama po perpiqet të shesë, në mbrojtje të vetes, Gjiknurin për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës. Rama gjithashtu me sa duket po shet Gjushin dhe Doshin duke pretenduar se nuk është ai por Gjiknuri që i ka prezantuar ata me McGonigal i cili thuhet se ju ka marrë secilit nga 5 milion euro rryshfet per t’i hequr nga lista e nongratave. Por a do pranojë Gjiknuri të cilit i thotë se unë të shpetova nga djegësat ti do më shptosh nga afera McGonigal përndryshe flakët e djegësave të të shkrumbojnë karrierën e pasuri mbetet për tu parë. Një gjë është e sigurtë Rama është i pashpresë! #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re