Behgjet Pacolli, ndër më të pasurit në botën shqiptare, ka shpalur besimin e tij në Zot duke parë shpëtimin e jetëve nën gërmadha në Turqi, përplot çudi, të cilat shpjegimin e kanë vetëm “në qiell”.

“Mbrëmjen e sotme, pas 258 orësh është gjetur një tjetër e mbijetuar pas tërmetit në Turqi, një grua 42-vjeçare.

Çfarë shkencëtari e shpjegon këtë? Kush vazhdon të mos besojë në Zot? Kjo është mrekullia e Zotit, atij i kofshim fal!”, shkruan njeriu që posedon një pasuri milionash, por që kjo nuk e ka larguar nga Zoti.

Ndryshe, Pacolli njihet si njeri me kontribute të shumta humane.

Kujtojmë se në tërmetin tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri, politikani dhe biznesmeni kosovar qe ndër të parët që ndërtim banesash për të pastrehët, duke qenë gjithashtu ndër të parët që vizitoi nga afër vendet e tragjedisë sizmike.

Reagimi i tij vjen dhe si një përgjigje për ca zëra ateistësh në median kosovare, siç Blerim Latifi, të cilët të tërmeti në Turqi tentojnë të përligjin ateizmin e tyre. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re