Skip to content

Te shqetesuar nga koronavirusi/ Greqia merr vendimin e papritur për shkollat

Qeveria greke ka marrë masa serioze për tu mbrojtur nga perhapja e koronavirusit duke mbyllur 28 shkolla.

Komiteti Kombëtar për Mbrojtje ndaj Shëndetit Publik ka rekomanduar që të mbyllen shkollat në mënyrë që studentët e tjerë të mbrohen nga ata që kanë ardhur nga zona të prekura.

Pas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, banorët në Greqi u
informuan se rreziku i shpërthimit të COVID-19 është i lartë për shkak
të:

-rritjes së konsiderueshme të kohëve të fundit në rastet e sëmundjes së transmetueshme lokale në Itali;

-probabilitetit të lartë i transmetimit të shpejtë të sëmundjes duke e
futur atë në vendet me pak shpërthime pa transmetim lokal të sëmundjes;

-mundësia e transmetimit të sëmundjes nga rastet e buta të simptomatologjisë që nuk kërkojnë kujdes mjekësor;

-eksportet e shumta të njohura tashmë të sëmundjes nga Italia në vendet e tjera të Evropës.

Ndër rastet e para të koronavirusit në Greqi ishte dhe një nënë dhe
një fëmijë. Nëna kishte udhëtuar nga Italia dhe ia kishte transmetuar
djalit.