Nxënës dhe tifozët po shijonin ndeshjen e futbollit të Toledo Central Catholic vs. Whitmer High School në shtetin amerikan të Ohajos, kur të shtëna u dëgjuan afër fundit.

Prindërit u hodhën mbi fëmijët e tyre dhe tifozët e panikuar u larguan nga tribuna në një lojë futbolli të shkollës së mesme.

Video dramatike tregon tifozët që kërcejnë gardhet në tribuna, ndërsa të tjerë shkelin stolat metalikë ndërsa dëgjohen të shtënat.

Disa u panë u shtrirë në tokë.

Të shtënat kanë ndodhur jashtë stadiumit, pranë fushës së lojës. Nuk dihet ende se nga kanë ardhur ato, por që nuk kanë patur të bëjnë aspak me njerëzit në stadium.

Por në SHBA, ku të shtënat nga të çmendur të ndryshëm kanë shkaktuar masakra, një krismë dhe shpërthen paniku.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re