Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në mesnatë në zonën e Astirit në Tiranë ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Ky është momenti kur dy të rinjtë që ndiqeshin mbrëmë nga policia në zonën e “Astirit” parkojnë makinën dhe largohen në drejtim të paditur.

“Ora News” ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë. Të rinjtë e kanë parkuar mjetin para dy bizneseve, një servis dhe dyqan për makina me qira.

Ata dalin nga mjeti dhe nisen për tu larguar në këmbë rreth rrugës së Astirit por sapo kanë parë policinë janë kthyer sërish mbrapsht dhe kanë dalë në një rrugë qorre, duke u larguar në drejtim të paditur.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e bizneseve por është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me autorët dhe as makinën. Në mjetin “ML” që besohet se është marrë me qira u gjetën gjurmë plumbash.

U raportua për të shtëna me armë/ Çfarë ndodhi në Astir, i kërkuari i policisë braktisi mjetin me xhama të thyer, dyshohet se…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re