Një plagosje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar ku për motive të dobëta 35-vjeçari A.Z ka plagosur 43-vjeçarin A.S.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkaq ka nisur punën për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.  

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re