Te shtëna me arme zjarri kane ndodhur pranë Universitetit te Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas informacioneve te fundit mësohet se pas nje konflikti te çastit nje person, emri i te cilit ende nuk behet i ditur, ka qëlluar me arme ne ajer.
 
Policia ka mbërritur  menjëherë ne vendngjarje, ku ka sekuestruar ne cilësinë e provës dy gëzhoja pistolete.
 
Forcat policore po punojnë per sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re