Një person i armatosur qëlloi dhe vrau një burrë të moshuar dhe dy djem të rinj në Itali përpara se të mbyllej në një shtëpi jashtë Romës. Ai u gjet i vdekur me pas, shkruajne mediat italiane.

Kryebashkiaku i Romës, Virginia Raggi shprehu tronditje për të shtënat në qytetin e Ardea dhe ngushëlloi të afërmit e viktimave.

Policia rrethoi shtëpinë ku u fsheh personi i armatosur. Duke folur për gazetarët, Kryetari i Bashkisë së Ardea Mario Savarese tha se personi i armatosur njihej si i paqëndrueshëm dhe kishte kërcënuar të gjuante banorët më parë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re