Te shtena me arme zjarri ne lagjen Xhabiej ne Shkoder mbremjen e kesaj te shtune. Nga të dhenat paraprake, mesohet se disa persona kane qelluar ndaj njeri-tjetrit ne nje shkembim armesh.

Policia ndodhet ne vendngjarje per hetimet e para. Deri me tani nuk raportohet per te plagosur.

Policia beri publik edhe identitetin e personit qe ka qelluar me arme, i cili eshte shpallur ne kerkim.

 

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re