Në juglindje të Moskës ka pasur të shtëna armësh ku si rezultat i tyre ka humbur jetën të paktën një person, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë. Sulmuesi ka marrë peng disa persona dhe ka lënduar tre prej tyre.
Forca të shumta të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të arrestojnë sulmuesin, Ilia Averjanova, që është ish-pronar i një fabrike për shkak të cilës ka ardhur deri te shtënat
Siç raporton RT, ish-pronari i fabrikës dhe menaxhmenti aktual kishin pasur një sulm verbal që u shndërrua në sulm fizik, kur në një moment Ilia nxori revolen dhe filloi të gjuaj, shkruan telegraf. Si rezultat i këtyre të shtënave është vrarë rojtari i fabrikës, ndërsa besohet se konflikti filloi pasi ish-pronari dhe menaxhmenti kishin një mosmarrëveshje rreth pronës.
Kurse si masë preventive, policia ka blinduar zonën përreth fabrikës dhe është duke u munduar të kontaktoj me sulmuesin duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re