Skip to content

Të shtëna me armë në Tiranë, dyshohet për vetëvrasje

TIRANË- Raportohet për të shtëna me armë zjarri te poligoni i qitjes, që ndodhet afër stadiumit në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se një person ka kryer vetëvrasje.

Grupi hetimor dhe Policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.