Mbrëmjen e djeshme, te Kthesa e Kamzës janë regjistruar të shtëna me armë dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

 

Mësohet se seksioni i Trafiqeve në drejtorinë Tiranë kishte ndërmarrë një operacion në këtë zonë, tek pallatet maleziane për të arrestuar persona që merren me klandestinë.

 

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse të shtënat u bënë nga policia, apo nga personat që do të arrestoheshin. Ende nuk ka një njoftim nga policia, pritet të sqarohen rrethanat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re