Skip to content

Të shtëna me armë në Vlorë dhe një i plagosur? Policia sqaron ngjarjen: Shkuam në adresën e dhënë, nga verifikimet…

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku aludohet se në qytetin e Vlorës ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe është plagosur një shtetas, ju sqarojmë se:

Më datë 25.03.2022, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se telefonata ishte e rreme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb