Të shtënat me armë nuk kanë munguar as fillimin e këtij viti në vend, teksa këtë herë kanë pasur pasoja.

Mësohet se një grua është plagosur në këmbë nga një plumb qorr. Sipas informacioneve paraprake, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe e plagosur ka mbetur një shtetase italiane.

Gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën , teksa nuk dihet ende nëse është identifikuar autori.

NJOFTIMI I POLICISEMë datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re