Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Berlin, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur, sipas mediave vendase.

Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona u dërguan në spital pas një konflikti me armë zjarri në Kreuzberg. Mësohet se të shtënat u regjistruan pranë zyrave të Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë.

Zëdhënësja tha se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik të sulmit, por situata mbetet ende shumë e paqartë. Agresori i paidentifikuar u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëri prej të plagosurve u gjet në një kanal, ku ishte hedhur për t’iu shpëtuar plumbave, ndërsa tre të tjerët në rrugë. Shërbimi zjarrfikës i Berlinit përmes një postimi në Twitter tha se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Dëshmitarët thanë se panë një helikopter të policisë në zonën ku ndodhi ngjarja. Të tjera detaje priten në orët në vijim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re