Konflikti mes dy shqiptarëve në Selanik ka përfunduar në përplasje me armë zjarri. Mediat helenase shkruajnë se ngjarja u regjistrua jashtë një lokali, ku gjatë një sherri, njëri nga të përfshirët nxori armën dhe qëlloi në këmbë bashkëatdhetarin.

Pas të shtënave autori, i cili sipas mediave greke është me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për arrestimin e tij.

Ndërkohë, shqiptari tjetër i plagosur ndodhet në spital.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re