Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit! Plagosen disa persona, një prej tyre shitësja e qirinjve në rrugë

addddddddddddddd sd

Një atentat me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Laçit, ku katër persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një grua që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Ka qenë një konflikt i çastit ai i cili ka çuar deri në përdorimin e armëve.

Të shtënat ndodhën pranë ish-Gjykatës, ku autorët ende të paidentifikuar hapën zjarr me armë automatike në drejtim të një automjeti në lëvizje. Brenda makinës ndodheshin tre persona, të cilët mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave. Viktima e katërt është një shitëse qirinjsh, që u godit nga një plumb gjatë atentatit.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet.

Identitetet e personave të lënduar nuk janë bërë ende publike, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta. Policia po pyet dëshmitarët dhe ka nisur një operacion për kapjen e autorëve.