Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, gjendet i vdekur në banesë një 30-vjeçar (Dyshimet e para)

Një 30-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e gjahut në Divjakë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Mërtish pasditen e sotme rreth orës 16:30.

Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë detyruar 30-vjeçarin drejt aktit ekstrem, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:30, në fshatin Mërtish, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi R. N., 30 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb