Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë pasdite në Gjakovë. Mediat në Kosovë, shkruajnë se paraprakisht dyshohet se kanë mbetur të plagosur 2 persona.

“Ne orën 19:30 ne rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacionit policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca”, ka thënë Policia.

Sipas raportimeve, pas të shtënave, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re