Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Grudë e Re të Shkodrës, plagoset 36-vjeçari (Emri)

SHKODER– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Gjovalin Guri, 36 vjeç.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

(BalkanWeb)