Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë në Korçë. Policia njofton se dy vëllezër janë konfliktuar me një person për motive të dobëta.

Konflikti ka degraduar dhe njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Ata më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

 

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re