Të shtëna me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit.
Një 29-vjeçar me iniciale E.H ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por identiteti i tij nuk bëhet me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Burime për News 24 bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit në Kosovë për mjekim të specializuar.
NJOFTIMI
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
