Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Fushë Kuqe, të Kurbinit.

 

Policia bën me dije se një 29-vjeçar ka qëlluar në drejtim të një automjeti në lëvizje dhe është larguar me shpejtësi. Si pasojë, nuk ka pasur persona të lënduar.

 

“Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar”, thuhet në njoftim. 

 

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa ka ngritur pika kontrolli për lokalizimin e tij.

 

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar”, vijon njoftimi.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re