Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në një klub nate në Kansas, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në një klub nate në Kansas, SHBA , ku një person i armatosur hapi zjarr, duke vrarë një burrë dhe duke plagosur shtatë të tjerë .

Sipas autoriteteve të policisë, burri ishte dëbuar nga qendra argëtuese , pas një sherri të ashpër në të cilin ishte përfshirë.

Policia në Ëichita është në kërkim të sulmuesit të dyshuar i cili rreth orës 12:30 të mëngjesit një burrë rreth të 20 -ave u përjashtua nga klubi i natës dhe u kthye për të goditur të tjerët.

Një burrë 30-vjeçar u vra nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë dy persona të cilët u shtruan në spital me dëmtime kërcënuese për jetën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb