Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjerin në një nga lokalet e qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal, në lagjen “30 Vjetori” në Berat, ku mësohet se ka nisur sherri mes të përfshirëve.

 

Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.

 

Pas kësaj, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat.

 

Po ashtu, policia është duke pyetur edhe dëshmitarë në vendngjarje, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj.

 

Paraprikisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, 55-vjeçarit Ilir Mamurani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re