
Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në parkingun e Megatek. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur mes dy personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku gjatë përplasjes dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç. I riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, është dëmtuar edhe shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me sende të forta. Edhe ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe raportohet në gjendje të qëndrueshme.
Policia ka reaguar duke ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e kryeqytetit dhe ka intensifikuar kontrollet në zonën përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin, nën drejtimin e Prokurorisë.
