Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë, në qendrën e qytetit të Peqinit. Raportohet se gjatë një konflikti njëri nga të përfshirët ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër disa herë. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

 

Dhjetra forca policore nga Elbasani janë nisur drejt Peqinit, ndërsa mësohet se gjatë momentit të të shtënave ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maci. Sipas informacioneve ai ka debatuar me një person, i cili ka qëlluar disa herë në ajër. Nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet të ketë të tjera detaje.

 

Policia e ka identifikuar personin që gjuajti me armë në ajër dhe ka nisur punën për kapjen e tij. Ai dyshohet se është larguar nga qyteti i Peqinit.

 

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re