Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Roskovec, raportohet për dy viktima

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Kurjan të Roskovecit mesditën e sotme (10 Shtator).

Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.

Policia mësohet se ka vendosur në pranga autorin dhe është sekuestruar arma e krimit.

Policia ndodhet në vendin e krimit dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

“”