Të paktën tre persona janë vrarë nga një person i armatosur në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara.
Raportohet se sulmuesi është në arrati.
Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland.
SHBA-ja u trondit më 1 tetor nga incidenti më vdekjeprurës në histori të saj, kur Stephen Paddock vrau 58 persona dhe plagosi mbi 500 të tjerë në një koncert muzike në Las Vegas./pp/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re