Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se disa persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit në një shkëmbim armësh.
Policia ndodhet në vendngjarje për hetimet e para. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur./
