Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, detajet e para

D060BE33 6F93 4E04 8F35 FD235245E78D

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Grude.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar ne drejtim të shtetasit Gent Larushku. Ai ka shpëtuar pa u lënduar. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes
“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.