Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune (6 prill) në Shkodër.

Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar pasi është qëlluar në ajër.

Ngjarja ka ndodhur lagjen Skënderbeg, rreth orës 16:00.

Burime bëjnë me dije se të shtënat kanë ardhur pas sherrit mes dy personave.

Po punohet për kapjen e autorit teksa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re